Sport

Adea, referja e boksit profesionist

Adea Berisha ka disa vite që merret me boks. Por 20-vjeçarja nga Peja nuk ka vënë asnjëherë dorëzat për të zhvilluar një meç boksi zyrtar. Zyrtarisht, në ring për herë të parë është ngjitur para pak ditësh dhe kjo si gjyqtare e boksit profesionist.

Ajo është e vetmja boksiere seniore në Kosovë e kategorisë deri në 48 kilogramë, por nuk ka asnjë kundërshtare, e për pasojë nuk ka as meçe.

Gjasat që ajo të boksojë në Kosovë janë të vogla, shkruan sot Koha Ditore.

"Nuk kam ende asnjë luftë të zhvilluar, jam në pritje të ndonjë meçi jashtë vendit", ka thënë Berisha.

Për herë të parë në ring u ngjit të shtunën e shkuar në një mbrëmje boksi në Tiranë si refere e boksit profesionist....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)