Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

40-vjeçari James shkëlqen në fitoren e LA Lakers

James

LeBron James i shënoi 38 pikë, Max Christie arriti rekord të karrierës prej 28 pikëve, ndërsa Los Angeles Lakers tejkaloi mungesën e Anthony Davis për fitoren 114:106 ndaj Portland Trail Blazers në NBA.

James shënoi shtatë herë për tri pikë, më së shumti këtë edicion, ndërsa Christie shtoi pesë treshe për Lakersat që kanë gjashtë fitore në tetë ndeshjet e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Austin Reaves kontribuoi me 15 pikë, 11 asistime e tetë kërcime, ndërsa Lakersat fituan për herë të pestë rresht ndaj Portlandit.

Davis mungoi për shkak të lëndimit, por shkëlqeu James, që ditë më parë festoi ditëlindjen e 40-të. Ai është bërë lojtari i parë në histori të NBA-së që ka luajtur në ligë në moshën 18-vjeçare dhe pasi ka mbushur 40 vjet.

James i shtoi edhe tetë asistime e tri kërcime. Madje ka bërë edhe ngulitje të bukura.