SOT

Zbulohet pasardhësi i Edon Zhegrovës

Resul Podvorica është emri i 12-vjeçarit nga Prishtina, një talent i rrallë në sportin e futbollit.

I tillë po cilësohet edhe nga trajnerët e tij, aq sa lojën e të riut po e krahasojnë me atë të futbollistit të njohur, Edon Zhegrova.

12-vjeçari thotë se pavarësisht se në cilin ekip ndërkombëtar do të ketë fatin të luajë, e synon gjithmonë Përfaqësuesen e Kosovës.

“Veçantit e mia janë driblimi, teknika, goditja edhe pasimi. Unë kam dëshirë të bëhem si Edon Zhergrova dhe Mbappe. Ekipi im i preferuat është Real Madrid dhe ëndrra ime është të luaj për kombëtaren e Kosovës. Edhe nëse arrijë të luaj në ekipe të mëdha ndërkombëtare, gjithmonë do të luaj dhe do të kontribuoj për kombëtaren e Kosovës”, ka thënë Podvorica. 

“Resuli ka ngjashmëri me shumë lojtarë, të cilët kanë teknik, goditje. Resuli disa tipare ka edhe të Edon Zhrgrovës. Ndoshta të ardhmen do ta kaloj Edon Zhegroven, por edhe nëse bëhet sa gjysma e Edonit, mund të jetë një lojtarë i madh. Resuli mund ta ketë të ardhmen para moshës 18-vjeçare edhe në skenën ndërkombëtare. Sa i përket Resul Podvoricës, po e tregoj se si jam takuar për herë të parë. E kam takuar dhe e kam pyetur sa a është duke luajtur në futboll, në atë kohë ai kishte pauzuar. E kam pyetur se a dëshiron me ardhur në ekipin tim. I kam thënë se mund t’i vazhdosh stërvitjet te unë. Prej stërvitjes së parë e kam vrenjtur që Resuli është një talent shumë i mirë. Gjithashtu është punëtor i madh. Me krejt këto të mira Resuli mund të jetë njëri prej lojtarëve më të mirë për gjeneratën e vet. 3 vjet luan me gjeneratën U13 edhe pse është me moshë më të vogël, kjo tregon për talentin e tij”, ka thënë trajneri Muhamet Dragusha. 

Resuli është pjesë e shkollës së futbollit “Zidane”, të cilin trajnerët e cilësojnë si lojtar tejet të disiplinuar.

Teknikat që Resuli i praktikon në lojë thekson se i ka trashëguar nga gjyshi i tij.  

“Me ekip ushtrohemi tri herë në javë. Unë mendoj që kem ushtrimet më të mira në Kosove, sepse i kem trajnerët e mirë. Gjatë kampionatit të fundit, si kapiten i gjeneratës U13 kam shënuar 25 gola dhe 15 asiste. Treguam rezultate të mira ku dolëm nën kampion në këto gara”, ka thënë Podvorica. 

Vetë 12-vjeçari thekson se ka qenë frymëzim edhe për shokët e moshës së tij që të merren me futboll.

“Edhe pse jam i vogël në moshë jam bërë inspirim për të tjerët. Disa prej shokëve i kam shtyrë që të merren me futboll, dhe sot luajnë në ekipe të tjera ku janë të dalluar me talentin e tyre”, ka shtuar Podvorica. 

Trajneri Muhamet Dragusha thekson se si shkollë e futbollit kanë arritur të nxjerrin talente të rralla në futboll e krahas kësaj kanë fituar edhe shumë kupa nga ndeshjet e zhvilluara.

“Në vitin 2013 jem hapur si qendër e futbollit, ku i kem zhvilluar shumë lojtarë. Që dy vjet e kem hapur shkollën e futbollit “Zidane”, ku kem marr pjesë edhe në gara në regjionin e Prishtinës. Akoma si kem dy vjet por kem arrit të formojmë grupe me U9 deri U15. Shkolla e futbollit është duke shkuar shumë mirë. Meritat i kanë talentet, lojtarët. Brenda dy vjetësh jem shpall kampion e nën kampion të Kosovës. Kem zhvilluar ndeshje edhe jashtë shtetit. Ne kështu po zhvillojmë talente të rijnë dhe po besoj që Kosova do të mburret me ta”, ka thënë Dragusha. 

Edhe pse si shtet i vogël, Kosova ka nxjerrë talente të rralla e yje botërore në sportin e futbollit.