Për çdo vit më 6 maj në këtë tyrbe organizohet një traditë e veçantë.
Tyrbja e Pulajt, siç njihet nga banorët, i përkiste familjes së Dervish Nezirit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërplot vizitorë mbushet Tyrbja e Pulajt, përveç me banorë të këtij fshati të Gjakovës e fshatrave përreth.
Therja e qengjave është rituali kryesor i kësaj tradite.
Secili banor me vetë iniciativë në oborrin e Tyrbes sjell qengja për therje, e pas përgatitjes së plotë shtrohet si ushqim falas për të gjithë.
30 qengja nga Drenoci i Deçanit i kishte sjellë edhe Abedin Binakaj.
Banorët mishin e qengjave po e vendosnin nëpër makinat me të cilat do t’i dërgonin në vendin për zierje.
Disa metra larg Tyrbes, shumë banorë nga Babaj i Bokës e fshatra të tjera ishin mbledhur për të punuar vullnetarisht për këtë traditë, pasi që, sipas tyre, me mijëra veta do të ushqeheshin aty atë ditë.
Disa po e copëtonin mishin, të tjerët po e vendosnin atë për zierje, e punën më të vështirë e kishin ata që e përgatisnin hallvën, ëmbëlsirën tradicionale shqiptare.
Teksa përgatitjet ishin në fund e tryezat po shtroheshin, banorë të tjerë kishin nisur të vinin.
Bashkimi i të gjitha besimeve në një vend është qëllimi i këtij rituali, thotë një banor tjetër.
Prej shumë vjetësh të njëjtën traditë e ka ruajtur Babaj i Bokës i Gjakovës.
Sipas banorëve, kishte pasur vite kur këtij vendi ia kishin mësyrë afro 10 mijë veta, banorë e vizitorë nga shumë treva shqiptare.