Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Tanku i luftës që ende ruhet në fshatin Prelez

Tanku i okupatorit serb, i bombarduar nga sulmet ajrore të NATO-s në Kosovë, ndodhet në fshatin Prelez të Ferizajt.

Ende pas 22 vjetësh, ai ruhet si dëshmi e dëbimit të shqiptarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tankun banorët e kanë zhvendosur pak metra larg vendit ku e kishin gjetur pas kthimit në shtëpitë e tyre.

Pamjen origjinale të këtij automjeti luftarak e mban mend përfaqësuesi i fshatit, Sahit Jakaj.

Ai rrëfen edhe për ultimatumin që forcat serbe ua kishin dhënë banorëve të Prelezit për ta lëshuar fshatin.

Egzon Vranovci ishte vetëm 7 vjeç në luftë, por i kujtohet këmbëngulja e gjyshërve të tij për të mos e lëshuar fshatin, edhe kur gjyshi i tij u plagos nga serbët.

Prelezit i bëhen shumë vizita, thonë banorët. Te tanku dërgohen edhe nxënësit për t’u njohur më shumë me historinë e fshatit në kohë lufte.