Dikur e njohur si një qytezë me histori shekullore, Janjeva ishte një qendër e rëndësishme tregtare dhe kulturore.
Rrugët e saj për dekada kanë qenë dëshmi e bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve të ndryshme, duke e bërë këtë vend një ndër shembujt më të veçantë në Kosovë.
Nga një fshat i gjallë me mbi 7 mijë banorë, sot Janjeva përballet me pasojat e emigrimit të vazhdueshëm, që ndër vite e ka zbrazur ndjeshëm.
Në mesin e këtyre rrugëve, qëndron shtëpia e Shtjefën Gjeçovit, figurë e shquar e kulturës shqiptare, e cila i jep këtij vendi një vlerë të veçantë historike.
Për t'i dëgjuar rrëfimet e banorëve dhe historinë e Janjevës ndiqeni videon për më shumë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo