Deri në vitin 2018 secila palë punonte në anën e tyre. Por me një marrëveshje mes dy shteteve, Kosovë-Shqipëri, nga atëherë organet e rendit të dy shteteve ndajnë të njëjtin vend të punës.
Komandanti i pikës kufitare në Vërmicë, i cili iu bashkua Policisë së Kosovës në 2002 e nga 2005 është në shërbim në këtë pikë, thotë se marrëdhëniet me kolegët andej kufirit janë tejet të ngushta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, që kur zyrtarët kufitarë kosovarë dhe ata shqiptarë u bënë bashkë, secila palë e kryen shërbimin në hyrje të shtetit të tyre.
Më herët nuk kishin mundësi që të krijojnë kontakte të tilla, por tani të gjitha gjërat i shfrytëzojnë së bashku.
Pos bashkëpunimit që kanë mes vete, zyrtarët thonë se kanë komunikim shumë të mirë edhe me qytetarët. Komandanti përmend periudhën e tërmetit të fuqishëm në 2019-tën në Shqipëri e që, sipas tij, ka qenë situata më e vështirë për të përjetuar.
Fluksi i kalimtarëve në sezonin veror është ngarkesa më e madhe e punës për ta, por së fundi po vërejnë interesim të shqiptarëve të Shqipërisë t’i kaluar pushimet dimërore në Kosovë.
Bartja e një uniforme të tillë për Telakun dhe kolegët e tij është më shumë se privilegj. Ai me krenari fton edhe të rinjtë tjerë që t’u bashkohen forcave të rendit në konkursin e fundit, që është ende i hapur nga Policia e Kosovës.
Pos zyrtarëve policor, në këtë pikë kufitare edhe doganat e dy vendeve funksionojnë së bashku kështu, duke ua lehtësuar edhe atyre punën që bëjnë atje.