Edhe këtë ditë janë bërë bashkë e po i bëjnë ushtrimet e mëngjesit.
Për pensionistët e Gjilanit kjo është përditshmëria e tyre, zgjohen herët dhe nisen drejt pishave të Stanishorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVullnetarët e mëngjesit pothuajse janë të zakonshmit, ka 2 dekada që e bëjnë të njëjtën rutinë, pavarësisht temperaturave të motit.
Ai thotë se tashmë gjithë vullnetarët janë bërë si familje mes vete.
Natyra e ajri i pastër kanë bërë që shumica prej tyre më të mos kenë nevojë për barna e terapi mjekësore.
E një vullnetar tjetër tregon se shumë kohë më parë kishte probleme me frymëmarrjen, por që kur filloi vizitën këtu i gjithë problemi iu hoq.
E ka edhe mërgimtarë që sapo të vijnë në vendlindje këtë vend e shohin si atraktiv për të kryer aktivitetet fizike.
Pishat e Stanishorit janë mjaft shumë të vizituara, sidomos nga këto grup-mosha të vjetra. Vendi është i pasur, po ashtu, edhe me shumë kafshë e shpezë që jo shpeshherë i takojmë në parqet e Kosovës.