Janë mbi 40 hektarë të mbuluar me pishat të cilat datojnë prej vitit 1952.
Në periferi të Ferizajt, më pak se 5 km larg qytetit është parku i këtij qyteti, i cili çdo ditë e më shumë po e rrit numrin e vizitorëve të cilët e frekuentojnë këtë hapësirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe investimet e fundit të bëra këtu, tashmë hapësira u është përshtatur edhe shumë aktiviteteve, të cilat për çdo vit takimin e kanë në këtë vend.
Sipas drejtorit të turizmit, parkut të qytetit së shpejti pritet t’i shtohen edhe pajisjet e fitnesit, meqenëse sportistët janë ndër vizitorët më të shpeshtë.
Ai fton të gjithë qytetarët që në këto ditë të nxehta të freskohen nën hijen e këtyre pishave.
Parku i Lirisë është rregulluar nga Komuna e Ferizajt në vitin 2010, e që atëherë gradualisht investimet kanë vazhduar të shtohen.