Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Nxënësit që krijuan dhe kujdesen për muzeun e shkollës

Orën e trashëgimisë kulturore nxënësit e klasës së tetë në shkollën “Asim Vokshi” po e mbajnë në një ambient më ndryshe.

Jashtë klasës së zakonshme, arsimtarja Jehona Gashi-Sekiraqa po u shpjegon rëndësinë e eksponateve të vjetra shqiptare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brenda muzeut historik të shkollës që është krijuar së fundmi nxënësit po e kanë më të lehtë mësimin.

Muzeun që nga 2017-a po e furnizojnë vetë me vegla muzikore antike, veshje kombëtare, si dhe elemente të tjera të kulturës shqiptare.

Olta Krasniqi, nxënëse e klasës së tetë, thotë se është e pasionuar me veshjet kombëtare dhe i njeh shumë mirë edhe vallet dhe veshjet e shumë rajoneve të Kosovës.

Duke shtuar se tanimë në muze po e mëson edhe qepjen e tyre.

Anesa Rexhepit dhe shoqes së saj Xhesina Dajakut iu  pëlqen shumë historia e veglave të vjetra, si dhe përdorimi i oxhakut dhe djepit.

E drejtori i kësaj shkolle, Nazif Jashari, thotë se muzeu tash e sa vite po iu ndihmon jashtëzakonisht nxënësve të shkollës për ta kuptuar më mirë historinë shqiptare.

Jashari thotë se sa të ekzistojë shkolla, nuk do të ndalohet asnjëherë veprimtaria e muzeut dhe se do të pasurohet edhe më shumë.