Almedina Elezi çdo ditë bën të njëjtën rrugë për shkollë, e transporti që e përdor nga fshati Kaçanik i Vjetër për ardhje është falas.
Një gjë e tillë po u mundësohet të gjithë nxënësve të shkollës së mesme profesionale "Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka" në Kaçanik të cilët udhëtojnë nga vendet rurale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlmedina tani është në vitin e dytë në këtë shkollë dhe është mirënjohëse për mundësinë. Thotë se për familjen shkollimi dhe udhëtimi janë vështirë të përballueshme.
Nxënësja ka në plan që paratë që i kursen nga udhëtimi t’i shpenzojë për gjëra e nevoja të tjera.
Me ligj, komunat janë të obliguara që të paguajnë transportin e nxënësve vetëm në shkollën fillore dhe atë kur është më larg se 4 kilometra.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Kaçanikut, Zahir Doda, thotë se vendosën që të paguajnë transportin për nxënësit e fshatrave me qëllim të fuqizimit të shkollave profesionale.
Masa dha efektet e saj, dhe këtë vit sipas tij ka 35 nxënës më shumë në shkollat profesionale.
Mbi 5 mijë euro në muaj para nga buxheti i Komunës shkojnë për transportin e këtyre shkollarëve.
Një iniciativë e tillë kishte qenë edhe më herët në Kaçanik, ku nxënësit që vijonin shkollën profesionale nga fshatrat Strazhë dhe Glloboçicë si dy pikat më të largëta dikur ishin ndihmuar me 50% të shumës së biletës.
Qasja e lehtë në tregun e punës është ndër benefitet që marrin nxënësit, thotë drejtori i shkollës, Atdhe Neziri.
Në Kaçanik, por edhe në komunat e tjera në nivel vendi nxënësit preferojnë më shumë gjimnazet, derisa institucionet vazhdimisht i promovojnë shkollat profesionale si mundësi më e mirë për të gjetur punë.