Është kompania e parë e licencuar për zhvillimin e aktivitetit të ofrimit të Lizingut Financiar në Kosovë.
“Raiffeisen Leasing Kosovo” tashmë ka mbushur 13 vjet që operon në ofrimin e produkteve të lizingut për klientët në të gjithë territorin e Kosovës, shembull si vetura të reja e të përdorura, banesa, shtëpi, lokale afariste, pajisje mjekësore, pajisje të ndërtimit dhe shumë produkte të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë ndër ndihmat financiare të shumta që ofron kjo kompani është edhe ajo për vetura për secilin qytetar. Klientët mund të zgjedhin vetë a duan financim për veture të re apo të përdorur.
E interesimi për të blerë vetura përmes shërbimit që ofron kjo kompani është shumë e madhe pikërisht për shkak të përparësive që i kanë klientët.
Pjesëmarrja e financimit në aplikimin e klientëve ndryshon në varësi prej llojit të veturës që kërkohet nga klienti
E secili prej klientëve ka ndihmën e një zyrtari të “Raiffeisen Leasing” deri në përfundimin e kërkesës së tyre.
Përpos individëve dhe mikrobizneseve, nga “Raiffeisen Leasing” mund të përfitojnë të njëjtën mundësi edhe bizneset e mesme dhe klientët e korporatave.
Përqindja, po ashtu edhe kohëzgjatja e leasingut ndryshon në varësi edhe të kontratës.
“Raiffeisen Leasing” tashmë si partner numëron shumë biznese të mëdha me të cilat bashkëpunojnë për ofrimin e këtyre mundësive për klientët e tyre.
Zyra Qendrore e Raiffeisen Leasing gjendet në Prishtinë, ndërsa të pranishëm me degë ata janë edhe Ferizaj, Gjilan, Prizren dhe Pejë ku në të gjitha këto filiale ofrohen po ashtu produktet si vetura e të reja të përdorura, banesa, shtëpi, lokale afariste, pajisje mjekësore, pajisje të ndërtimit dhe shumë produkte të tjera.
Veprimtaria e operimit të lizingut financiar është e rregulluar me Ligjin për Lizing e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.