Sot po e vizitojmë një fshat tejet të veçantë e i cili po ashtu mund të jetë shembull për vendet e tjera.
Ndihma që mërgimtarët ofrojnë për vendin e lindjes është e zakonshme, por në fshatin Smirë të Vitisë kjo është më e theksuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i shkollës së fshatit, Xhavit Sahiti, tregon se mallin e dëshirën që ta vizitojnë sa më shumë Smirën mërgimtarët kanë arritur ta bartin edhe tek pasardhësit e tyre.
Raste të shpeshta janë kur ata i sjellin edhe fëmijët e tyre që të njihen me vendin ku prindërit ishin shkolluar, madje për çdo vit ndihmojnë edhe në mjetet e nevojshme.
Të gjithë smirasit e njohin njëri-tjetrin, kjo pasi që secili nga ta janë të lindur atje dhe nuk kanë asnjë familje të ardhur nga jashtë.
Banorët e Smirës thonë se mërgimtarët për çdo vit arrijnë të grumbullojnë mijëra euro nga shoqatat që i kanë themeluar.
Vendi dikur nuk i kishte kushtet e mira infrastrukturore, porse gjithnjë kishte pasur lirshmëri në lëvizje.
Për banorët, e veçanta e fshatit është se të gjithë janë të lindur aty e nuk ka të ardhur.
Përpos mërgimtarëve, edhe banorët rezidentë tregojnë që janë të gatshëm të bashkëpunojnë për çdo organizim e aksion që është në nevojë për Smirën. E aq të organizuar sa janë, kanë të krijuar një llogari në rrjete sociale, ku secili prej banorëve vazhdimisht është i informuar për çdo të re rreth fshatit të tyre.