SOT

Mbushen leximoret e konvikteve, studentët përgatiten për provime

Fatjona Rudi

Me fillimin e vitit të ri, për studentët fillon edhe afati i provimeve.

Me të hyrë në janar, ata nisin të përgatiten për këtë fazë të rëndësishme të studimeve të tyre.

Për t’u përgatitur, studiuar e lexuar, ata janë çdo herë në kërkim të një vendi më të përshtatshëm.
Shumë nga ta, kanë zgjedhur leximoret e konvikteve.

Kështu duken ato gati çdo ditë gjatë muajit janar.

Me libra, fletore, çanta e pajisje të ndryshme, studentët mbushin këto hapësira, madje disa nga ta nuk kanë as vend të ulen.

Në mesin e shumë të tjerëve, Rigon Gorqaj, student i vitit të tretë në Inxhinieri robotike zgjodhi këtë hapësirë për të studiuar.

Gorqaj ka treguar se si e përballon këtë fazë të provimeve, duke qenë se shumë prej tyre e cilësojnë si diçka stresuese. 

I riu e ka përshkruar jetën studentore në konvikt. 

Drejtori i Qendrës Studentore, Ekrem Rudari, thotë se qendra ka kapacitet për rreth 4 mijë studentë. 

Duke qenë se studentëve u duhet vend me kushte të përshtatshme për përgatitje më të lehtë, ai shtoi se i plotësojnë këto nevoja.

Sipas Rudarit, disa prej tyre qëndrojnë deri në 10 orë duke lexuar. 

Në qendër, të gjithë të rinjtë kanë pothuajse të njëjtën rutinë gjatë këtij muaji. 

Ata, megjithëse nuk kanë ligjërata gjatë muajit janar, largohen nga familja e tyre dhe vijnë në qendër për të studiuar e lexuar, në mënyrë që të kenë sukses.