Kadrije Mustafa është në një periudhë intensive të mbledhjes së mullagës, të cilën tash e disa vjet e kultivon bashkë edhe me të tjera bimë mjekuese.
Mustafa së bashku me vajzën e kryejnë këtë procedurë shpesh, pasi që sipas saj, mullaga çel disa herë gjatë ditës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo edhe është puna e vetme e kultivueses përmes të cilës, i siguron të ardhurat familjare.
“Jam kultivuese prej kohësh e mullagës, po edhe shumë kultura tjera bujqësore që do t’i shihni tash. Mullaga është ndër bimët që tash njihet në tregun tonë dhe kërkohet vazhdimisht. Duhet me i qëndru gati gjatë ditës, sepse sa më shumë merr prej saj aq më shumë jep gjatë ditës. Prej këtu tash e shihni si e bëjmë edhe tharjen e saj”, tha ajo.
Në serrën ku pak depërton drita, aty i vendosin për tharjen lulet e kësaj bime të leverdishme për familjen që e kultivon.
Një tjetër bimë që ajo e rritë në kopshtin e saj është aguliçja.
Përkushtimi maksimal siç shprehet Mustafa, ka bërë që kopshti i saj me të gjitha llojet e kulturave bujqësore, të jetë i frytshëm për të ardhurat e familjes së saj.
Ky artikull është në dispozicion për t’u ritransmetuar nga mediume të tjera, duke e cituar KOHËN si burim.