SOT

“Krah” një qendër që u jep zë komuniteteve

Erzë Surdulli

Në zemër të kryeqytetit për herë të parë u hap Qendra multikulturore “KRAH”.

Është themeluar nga Organizata “VORAE”,   për të fuqizuar komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, aty ruhen edhe thesaret e traditave të tyre, foto nga e kaluara, kujtime familjare dhe historitë që i bëjnë këto komunitete të veçanta.

Njomza Uka-Selimi, Zyrtare e organizatës KRAH, tregon për qëllimin dhe kuptimin e emrit, që simbolizon liri, mbështetje dhe ngritje për ta. 

“Qendra multikulutorore KRAH, realisht është një prej misioneve tona që e kemi pas, dhe jemi më shumë se tre vite që jemi tu punuar, kjo ka ardhur në mungesë të prezantimit të kulturave, historisë, identitetit të komuniteteve rom, ashkali, egjiptian. Ndërsa sa i përket emrit “KRAH” ka për qellim e rezistencës, zhvillimit, butësisë për komunitetin. KRAH është në një far forme prezantimi i lules se kamomilit e cila tregon një lloj të rezistencës së jashtëzakonshme kjo ka qenë një lloj ndërlidhje e sajna që edhe komunitete janë pjesë të vendeve tona”, thotë ajo. 

Zyrtarja e organizatës tregon se çfarë informacione ju ofrojnë në Qendër dhe si ka kaluar historia e këtyre tri komuniteteve ndër vite. 

Vegla muzikore, artefakte, e fotografi të familjeve janë të ekspozuara në KRAH, në bashkëpunim me familjet për të gjithë vizitorët. 

Gjithashtu, veshjet tradicionale të tri komuniteteve nuk mungojnë në Qendër. 

Qendra KRAH është e hapur dhe falas për çdo vizitor që të shohin prej afër traditat e kulturat e tyre.