Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Karnavali i “Golden Eagle” mblodhi artistë të njohur në Suharekë

Një qytet i vogël, por me festë të madhe. Kështu u karakterizua të shtunën e 18 qershorit qyteti i Suharekës.

Edicioni i 3-të i karnavalit “Golden Eagle” ishte ngjarja kryesore e kësaj dite e cila u shoqërua me performanca të shumta nga grupet e vendeve të ndryshme të botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç e do zakoni, karnavali filloi me parakalimin e grupeve vendore e ndërkombëtare të cilat vazhdimisht dhuruan performanca për të cilat edhe vetë qytetarët janë entuziastë t’i shohin në parakalim e në skenë.

Shumë qytetarë vendës e të huaj pushtuan rrugët kryesore të qytetit për të mos humbur asgjë nga karnavali i madh i cili po rikthehet si traditë në qytetin e Therandës.

Nuk munguan as fjalimet e organizatorëve të kësaj ngjarjeje.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se Suhareka është me fat që ka Shaqir Palushin dhe kompaninë e tij e cila i jep ngjyra festive qytetit të tyre.

E nikoqiri i kësaj feste, pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, tha se e gjithë kjo ngjarje dëshmoi edhe një herë që Kosova ka nevojë për të tilla festivale dhe se çdo vit po organizohet më mirë.

Ai tha se ky karnaval ka nisur dhe do të vazhdojë edhe për vitet e ardhshme të qëndrojë vetëm në Suharekë.

Qershia mbi tortë e kësaj feste të madhe u përmbyll me koncertin festiv në të cilin performuan artistët më të njohur të industrisë kosovare.