Memli Salihu e Besnik Sylejmani janë dy kosovarë që shërbejnë hamburgerë në rrugët e Vjenës dhe me shijen unike të këtij ushqimi janë ndër më të njohurit atje.
Ata shkuan në Vjenë si studentë, por tash e 3 vjet janë ndër më të njohurit për shijen unike të hamburgerëve që përgatiten nga ta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThonë që myshterinjë i kanë pothuajse të zakonshmit.
Besniku thotë se përgatitja me dashuri është një dozë më tepër që e bën më të shijshëm produktin e tyre.
Kosovarët me kamionetën e tyre për çdo ditë vizitojnë nga një cep të ndryshëm të Vjenës, ata duan që gjithsecili të ketë mundësinë të provojë hamburgerët nga ta.
Sipas dy kosovarëve, kujdes të shtuar kanë në produktet të cilat i përdorin e mundohen të jenë më cilësoret.
Pos atij classic, kosovarët në menynë e tyre kanë edhe të tjera lloje, porse më i preferuari mbetet cheeseburger.
Me heqjen e vizave për kosovarët, Memli e Besniku presin edhe kosovarët t’i vizitojnë ata në rrugët e Vjenës për ta provuar shijen unike të hamburgerëve të tyre.