Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

I riu nga Lipjani, kultivues i më shumë se 30 mijë zogjve në vit

Që i vogël i kishte pasur pasion shpezët dhe punën me ta. Kështu më 2014, Faik Llugiqi nga Lipjani vendosi të fillonte kultivimin e tyre me inkubator.

Puna nuk është e lehtë dhe rastet si reduktimet e energjisë ia kanë vështirësuar punën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përpos zogut të pulës ka edhe të tjerë që aktualisht i kultivon, e numri i tyre gjatë vitit të kaluar ka qenë më shumë 30 mijë sosh.

I riu nga Lipjani thotë se interesimi i madh për ta rrjedhimisht ka rritur edhe sasinë, e cila arrihet përmes inkubatorit për një kohë të shkurtër.

Ai tregon se në kohën e pandemisë të shumtë kanë qenë ata që kërkonin të blinin një sasi nga Faiku, për t’i rritur më pas ata në shtëpitë tyre.

Faiku me profesion është ekonomist, ku gjatë ditës është i përkushtuar në një punë tjetër, por gjithnjë pjesën tjetër e kalon duke u kujdesur për zogjtë.