Kulla e ndërtuar prej guri e balte nga mjeshtër dibranë, e veçon Herticën e Podujevës. Kulla e Xhemajl Haxhisë i ka 200 vjet. I ka mbijetuar kohës falë intervenimeve që familja Haxhiu i ka bërë në të. 77-vjeçari Bajram Haxhiu edhe sot nuk e lëshon fshatin Herticë. Një ndër arsyet është edhe kulla e vjetër.
Në hyrje të kullës është e vendosur edhe pllaka, e cila thuhet të jetë e shkruar në osmanishten e vjetër e përkthyer tashmë edhe në shqip “Ejani me qëllim të mirë”. Për 77-vjeçarin kjo kullë ka histori të veçantë, sepse në të ishin strehuar refugjatë sa herë që populli kalonte në periudha të vështira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVizitohet shpesh kjo kullë, thotë Haxhiu, i cili hyn brenda saj sa herë që do ta kujtojë jetesën në të.
Dikur ajo ishte shtëpi e 40 anëtarëve.
78-vjeçari thotë se kullën e vizituan nga Komuna e Podujevës, por interesimi për ta rinovuar nga udhëheqësit u harrua.
Objekti i cili mbrohet nga shteti si trashëgimi kulturore është ndërtuar me muri të trashësisë 80 centimetra të lidhur me llaç balte dhe breza druri në lartësi të caktuar.