Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Gadimja, fshati multietnik e me bukuri natyrore

Shqiptarë e ashkalinj prej vitesh jetojnë në Gadime të Lipjanit.

Edhe këtu mbizotëron toleranca ndëretnike. Banorët thonë se të mirat e të këqijat i ndajnë së bashku.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nazmi Danqi nga komuniteti ashkali përdor fjalën “vëllezër” kur flet për shqiptarët.

Thotë se e vizitojnë njëri-tjetrin në dasma e në vdekje.

Bashkëjetesa në komunitete të ndryshme nuk përben problem as për banorët shqiptarë. Edhe mësimi në shkollën e fshatit bëhet nga të gjithë bashkë.

Fshati karakterizohet edhe me shpellën, të cilën e vizitojnë mijëra vizitorë gjatë vitit.

Fshati ndahet në dy pjesë, Gadime e Poshtme dhe ajo e Epërme, ka rreth 15 mijë banorë me afërsisht 2 mijë shtëpi.

Fshati është pjesë e Komunës së Lipjanit dhe ndodhet 12 km larg qendrës.