SOT

Estetika, drejtimi i shumëkërkuar në shkollën profesionale

75 nxënëse nga klasa e 10-të deri në klasën e 12-të kanë zgjedhur të jenë estetiste duke u bërë pjesë e shkollës profesionale “Shtjefën Gjeçovi”.

Mësimi në teori dhe praktikë i përgatit nxënësit për tregun e punës.

Tiara Haziri dhe Sea Ibishi janë nxënëse të klasës së 10-të.

Ato tregojnë se e kanë zgjedhur estetikën sepse e kanë dashur që nga fëmijëria dhe e shohin si mundësi për të punuar ose për të hapur sallonin e tyre në të ardhmen.

Profesoresha e drejtimit të estetikes, Agime Gjikolli tregon se ky profil ka nisur para tre vjetësh dhe përvojën e fituar në Holandë po e ndan me nxënëset, për t’i përgatitur për tregun e punës.

Ajo thotë se estetika nuk ka të bëjë vetëm me pamjen e jashtme, por me njohuritë profesionale që kanë të bëjnë me këtë profesion. 

Sipas mësimdhënësve të drejtimit të estetikes në shkollën profesionale, “Shtjefën Gjeçovi” estetika nuk mësohet vetëm si profesion, por edhe si pasion.

Shkolla profesionale “Shtjefën Gjeçovi” ofron 13 profile të ndryshme, me gjithsej 887 nxënës.