Drilon Vitia qysh i vogël kishte shfaqur pasionin e tij për veturat.
Këtë e ka vërejtur edhe babai i tij - mjeshtër, i cili shpesh e ka marrë më vete në punëtori, derisa rregullonte vetura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE tash si 17-vjeçar, Driloni ndjek mësimet në shkollën profesionale “Shtjefën Gjeqovi” në drejtimin të Automekanikes në kryeqytet.
Vitia thotë se di shumëçka që ka të bëjë me zanatin e automekanikut.
Ai përveç veturave di të rregullojë edhe motoçikleta.
Fjalë të mira për Drilonin ka edhe Bujar Bogiqi, instruktor i praktikës profesionale.
Largimin nga Kosova nuk e ka në planet e tij. Thotë se këtu ka mjaft punë e perspektivë.
Në drejtimin e Automekanikes janë të regjistruar 125 nxënës dhe të gjithë janë djem.