Në stacionin e trenit në Ferizaj shumë kosovarë e pritën trenin duke e menduar si shpresën e fundit për një jetë më të mirë jashtë kufijve të vendit.
Me tren iku nga Kosova edhe Brahim Selimin 55 vjet më parë, i cili as vetë nuk e dinte se cili do të ishte destinacioni që më pas do t’i bëhej shtëpi për pjesën tjetër të jetës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPritjet ishin të gjata, nga një stacion në tjetrin, e pas 2 ditë e 2 netësh Selimi zbarkoi në Zvicër, ku edhe filloi jetën larg vendlindjes në mërgim.
Përderisa kujton ditët e para si mërgimtar, shton se mbijetesa atje ishte e vështirë në vend të huaj e duke mos kuptuar asnjë fjalë të vetme.
Thotë se në 55 vjet si mërgimtar çdo vit e më shumë i shtohet malli për vendlindje e vetëm kur vjen në Kosovë ndihet i qetë në shtëpinë e tij.
Pothuajse si çdo mërgimtar tjetër, edhe Selimi periudhën e pensionit u rikthye në atdhe, thotë se kjo është periudha më e mirë e tij e jetës që po e shijon çdo ditë në vendin që e deshi më së shumti.
Brahimi thotë se ai ka qenë një ndër kosovarët e parë që migroi jashtë vendit, por tani kushtet kanë ndryshuar e, sipas tij, të rinjtë duhet kontribuuar në vendin e tyre, sepse askund nuk gjejnë më mirë.
E që nga 1 janari i këtij viti edhe qytetarët e Kosovës për herë të parë tani lëvizin lirshëm pa regjimin e vizave nëpër shtetet evropiane e madje disa tashmë janë duke shfrytëzuar këtë mundësi, porse udhëtimi i tyre drejt këtyre vendeve ka shumë më shumë lehtësira sesa kishte pasur dikur Brahim Selimi.