SOT

Ajvari i shtëpisë i punuar nga duart e Raza Demollit

Në tregun mobil të Prishtinës, Raza Demolli sjell tri herë në javë produktet e shtëpisë, të cilat i punon me familjen e saj. 

Ndër to, ajvari me spec djegës është bërë një nga më të kërkuarit nga konsumatorët.

Nga fshati Gllogovicë, Demolli vjen në treg me prodhime vendore, si ajvar, pingjur, turshi, domate, reçele të llojeve të ndryshme, speca e të tjera. 

Ajo ka të mbjellë një hektar me pemë dhe 50 ari me sera e fusha të hapura me perime. 

“Ajvarin e bej në dy lloje, spec të ‘ajvarit’ dhe ‘sombork’ të djegës. prej ‘ajvarëve’ më të kërkuara është me spec të djegës. kam edhe ‘pingjur’ edhe ky është i përgatitur mirë dhe shumë i shijshëm. edhe ketë e kam përgatit me speca të pjekur, domate të qëruar. një kavanoz ‘ajvar’ kushton 10 euro, një kavanoz me ‘pingjur’ 9 euro, sos të domates 5 euro e shes etj. shes edhe domate, speca, turshi etj. të gjitha i kam nga toka ime që e punoj. Sot është dita e parë që kam dalë në treg me ajvar dhe pingjur dhe konsumatorët kanë filluar me dal me ble”, deklaron Demolli.

Ajo thotë se dallimi i ajvarit të saj nga ai industrial është te ngjyra dhe shija origjinale.

“Ngjyra është ajo që e dallon më së shumti nga ‘ajvarët’ e tjerë. ata që duan të konsumojnë ajvar të shtëpisë le të vinë në treg ta blejnë. ‘Ajvari’ i punuar nga duart e mija është origjinal dhe mjaft i shijshëm”, shton Demolli.

Sipas saj, është rritur vetëdija e qytetarëve për të blerë prodhime vendore.

“Në fillim konsumatorët nuk kanë ditë për produktet vendore, por kohëve të fundit vrahet një vetëdijesim i konsumatorëve për prodhimet vendore”, thekson Demolli.

Edhe konsumatorët i vlerësojnë prodhimet vendore, e sidomos të tregut mobil. 

“Zakonisht blej peme e prime të zonja Raza, janë bio dhe të shijshme. tani në sofrat tona ka filluar të përdorët ajvari sepse më herët ka qenë shtrenjtë për ta përgatitur ajvarin në shpi. nga obligimet familjare dhe puna nuk mjafton koha me përgatit në shtëpi, por e kem mundësinë ta blejmë të gatshëm produktet vendore. 10 euro për një kavanoz me ajvar është shumë , por kur te llogarite shpenzimet e punën e Razes është i arsyeshëm. Këto produkte janë më të mira”, thotë një konsumator. 

Me rritjen e çmimeve, bujqit kërkojnë më shumë mbështetje institucionale, ndërsa konsumatorët presin çmime më të lira për prodhimet vendore.