A ndihmon soda e bukës në problemet me lukth?
Gastroenterologu Zaim Gashi ka folur në emisionin “Sot” të KTV-së për sëmundjet gastrike, ndërsa ndër pyetjet e marra nga publiku ishte nëse soda e bukës ndihmon në qetësimin e lukthit.
Ai ka thënë se nuk duhet përdorur soda e bukës për një kohë të gjatë.
“Ka preparate që janë në bazën e sodës bikarbon, që thuhet në mjekësi se nuk ka neutralizues më të shpejtë të aciditetit. Por, është preparat që nuk duhet përdorur për një kohë të gjatë. Nëse jemi larg ndonjë farmacie për të marrë ndonjë ilaç, atëherë ekziston mundësia e përdorimit. Por, jo keqpërdorime të mëdha. Nëse bëhet fjalë për moshën e vjetër, natrium bikarbonati, siç njihet soda e bukës, tregon se ka përmbajtje natriumit. Natriumi shkakton lidhje të zemrës dhe shumë shpejt mund të bjerë te insuficienca e zemrës. Në moshën e re jo aq shpejt, por te mosha e vjetër mund të shkaktojë lodhje të zemrës dhe atë që e quajmë insuficiencë kardiake”, ka thënë Gashi.
Gashi ka thënë po ashtu se nuk është mirë të hahet ushqim i nxehtë, pasi provokon organizimin. Duhet pritur të ftohet paksa ushqimi, e jo të jetë shumë i nxehtë.
“E nëse ia shtojmë edhe ushqimet e nxehta, që përmbajnë mëlmesa e erëza, atëherë gjërat sa do të acarohen më tepër”, tha Gashi.
Për më tepër shikoni bisedën e plotë në video