Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shtojca për Kulturë

Kultura e pasluftës në Kosovë

kultura

Faktori tjetër që sjell depresion dhe atmosferë destimuluese është pamjaftueshmëria ose mungesa sinjifikative e infrastrukturës që duhet ta ketë një mjedis kulturor sado pak i zhvilluar, duke filluar nga institucionet dhe hapësirat adekuate. Në foto: Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë (Foto: Driton Paçarada)

Skena kulturore dhe krijimtaria sot janë kryesisht të pasistemuara, një improvizim fluid. Të nisemi prej disa fakteve banale që shqetësojnë çdo individ krijues në Kosovë. Nëse edhe në socializëm ekzistonte statusi i shkrimtarit ose artistit të lirë, që për krijuesin ishte si një garanci dhe vulë se shoqëria e njeh dhe vlerëson punën e tij, dhe se ky status atij ia siguronte të drejtat elementare dhe një pension në pleqëri, sot ky status nuk është i përligjur fare. Ka shumë individë që veprojnë si krijues të lirë, por risku i këtij statusi u takon vetëm atyre, kurse shoqëria dhe shteti kryesisht janë indiferentë

Prishtinë, 2011 – Në Kosovën e pasluftës arti, letërsia, kultura në përgjithësi, kanë një status të paqartë dhe të degradimit të vazhdueshëm, të pauperizmit. As pushtetit e as shoqërisë nuk i është bërë vonë për kulturën. Refreni i dekadës pas intervenimit “Kultura s’është prioritet” nuk i la shumë vend kulturës që kuptohej si “luks”. Kultura u la në bisht të interesimit si “dekor” ose “humor” që sjell relaksime të çastit nga pesha e përgjegjësive të mëdha dhe historike.

Kultura në Kosovë, pra, është në krizë dhe nuk orientohet lehtë në realitetin e proceseve të shumta transitore:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

1) sistemore dhe ekonomike – nga socializmi në kapitalizëm

2) statusore –  nga autonomia e suspenduar në pavarësi

3) shoqërore –  nga kolektivizmi në individualizëm

4) demografike – migrimi në Perëndim dhe migrimet e brendshme...

Kultura mbetet aktivitet i rëndësishëm shoqëror që kërkon mbështetjen e shtetit, dhe ajo nuk mungon, por kjo bëhet më shumë me inercion, me mekanizma të trashëguar dhe të papërshtatur të gjendjes aktuale të kulturës dhe nevojave të ndryshuara dhe të reja.

Ky fenomen nuk është diçka që karakterizon vetëm Kosovën. Shumica e problemeve që i ka kultura në Kosovë, i kanë edhe vendet e tjera në rajon që, po kështu, janë duke kaluar, me nuanca dallimesh, proceset e tranzicioneve të njëjta ose shumë të ngjashme.

Për krizën e kulturës, sidomos asaj institucionale, flitet në shumicën e republikave të dala nga shkatërrimi i Jugosllavisë, ku bënte pjesë edhe Kosova (Kroacia, Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia ndoshta më pak se u pranua e para në BE), mirëpo ajo është prezente edhe në shtetet e tjera të rajonit (Shqipëri, Bullgari, Rumani dhe Greqi).

Për shembull në njërën nga qendrat e njohura kulturore të rajonit, në Sarajevë, kriza politike ka shkaktuar mbylljen e disa institucioneve qendrore të kulturës (Galeria e arteve e BH, Muzeu i Vendit –  Zemaljski muzej etj.), për shkak të mungesës së fondeve dhe vullnetit që kultura të trajtohet si vlerë dhe trashëgimi e përbashkët e tri kombeve konstitutive.

Në Serbi, para ndërtesës së Qeverisë në Beograd, tash së voni (2011 v.j.) është mbajtur protesta publike e rreth 800 krijuesve (shkrimtarë, artistë, aktorë) për shkak të pozitës të mjerë, neglizhimit dhe poshtërimit të kulturës.

Është e vërtetë se në Kosovë dhe tërë rajonin shumica e shkrimtarëve dhe artistëve nuk mund të mbijetojnë nga krijimtaria e tyre, duke mos pasur as sigurinë minimale se çfarë do të jetë ardhmëria e tyre. Të rrallë janë autorët që jetesën e sigurojnë me punën e tyre krijuese; shumica dërmuese duhet të merret me ndonjë punë dhe profesion tjetër, me “angazhimet për ekzistencë” që ua kufizojnë shumë kohën që të merren me krijimtari dhe punë intelektuale. Ata janë të detyruar që vokacionet, talentet dhe aftësitë e tyre t’i praktikojnë në “kohën e lirë”, që praktikisht nënkupton sakrificën, sepse punën kreative duhet ta realizojnë me “bateritë rezervë” shpirtërore, nëse u mbetet energjia për këtë.

Kjo vlen madje edhe për shumë krijues tashmë të afirmuar, që shoqëria dhe kritika ua ka kredituar vlerën, por nuk ka më mekanizma, ose janë gjysmakë dhe të rastësishëm, që do t’ua siguronin vazhdimësinë në krijimtarinë e tyre, dhe kur iu bie fuqia nga pleqëria, ta kalojnë atë në kushte sado-kudo dinjitoze.

Ne të brezit më të vjetër, ndonëse i dimë mirë mangësitë dhe parimet diskriminuese dhe përjashtuese të sistemit socialist, e kujtojmë se krijimtaria kulturore, sidomos ajo institucionale, me gjithë mangësitë ideologjike, e ka pasur statusin e mbrojtur. Kultura si edhe arsimi, konsideroheshin si shtylla të rëndësishme të sistemit. Artistët dhe shkrimtarët gëzonin privilegje të caktuara qoftë si individë, qoftë si anëtarë të shoqatave.

Për lirinë e shprehjes ka pasur kufizime kur përmbajtjet binin ndesh ose e sulmonin ideologjinë dhe mekanizmat sunduese të kohës, por në parim ajo nuk cenohej për qasjet dhe stilet e individualizuara të shprehjes.

Si është gjendja sot?

Liria e shprehjes sot është e garantuar, por në një sistem në zhvillim e sipër që shteti dhe shoqëria ende nuk e kanë strukturuar mirëfilli, po zhvillohet me inercion si vazhdimësi e praktikave të së kaluarës, sidomos kultura institucionale, kurse kultura e pavarur është në proces të afirmimit, por me vështirësi dhe pengesa, e përkrahur më shumë nga fondet e huaja, se sa nga fondet publike.

Skena kulturore dhe krijimtaria sot janë kryesisht të pasistemuara, një improvizim fluid. Të nisemi prej disa fakteve banale që shqetësojnë çdo individ krijues në Kosovë. Nëse edhe në socializëm ekzistonte statusi i shkrimtarit ose artistit të lirë, që për krijuesin ishte si një garanci dhe vulë se shoqëria e njeh dhe vlerëson punën e tij, dhe se ky status atij ia siguronte të drejtat elementare dhe një pension në pleqëri, sot ky status nuk është i përligjur fare. Ka shumë individë që veprojnë si krijues të lirë, por risku i këtij statusi u takon vetëm atyre, kurse shoqëria dhe shteti kryesisht janë indiferentë ose, kur këta individë kanë ndonjë nevojë, vetëm i ngrenë krahët.

Statusi i artistit ose i shkrimtarit të lirë, dikur mundësonte që si individë ose përmes anëtarësimit në shoqata të krijuesve, të fitohen fondet për realizimin e projekteve, për qëndrim studimor në vendet e ndryshme të botës, madje për të marrë studio pune ose banesë, për të mos përmendur sigurimin shëndetësor dhe social dhe pensionin e sigurt. Për krijuesit e rinj konditat e punës, të realizimit si krijues dhe të afirmimit shoqëror janë edhe më të vështira dhe destimuluese, që ngufasin shumë talente me konstitucion më të brishtë shpirtëror që u shkakton depresionin dhe, shpesh, i shtynë që të heqin dorë nga realizimi i projekteve.

Faktori tjetër që sjell depresion dhe atmosferë destimuluese është pamjaftueshmëria ose mungesa sinjifikative e infrastrukturës që duhet ta ketë një mjedis kulturor sado pak i zhvilluar, duke filluar nga institucionet dhe hapësirat adekuate (sallat e koncerteve dhe teatrove, institutet përkatëse, publikimet etj.), pastaj mungesa e fondeve të mjaftueshme, ose edhe kur ato ekzistojnë, shpërndarja e tyre e padrejtë dhe arbitrare, gjë që të rinjtë i destimulon për realizimin e projekteve hulumtuese dhe kritike.

Megjithatë, entuziazmi dhe kreativiteti nuk mungojnë te skena e pavarur e krijimtarisë, ajo është më dinamike, më hulumtuese, më e përgjegjshme dhe më e suksesshme.

Ky shkrim i vitit 2011 i mbetur në dorëshkrim, qe pikënisje e panelit “Kultura

sot”, i mbajtur të enjten e 26 shkurtit në “Hanin e 2 Robertëve”, i pari në serinë e debateve publike “Fuqizimi i kulturës”. Botohet me leje të autorit