Aktorja Zendaya ka zbuluar se një nga dëshirat e saj më të mëdha në karrierë është të bashkëpunojë me regjisorin Ryan Coogler.
“Do të më pëlqente shumë të punoja me Ryan Coogler. Prej vitesh e kam këtë dëshirë, që nga ‘Fruitvale Station’, sepse mendoj që është një film jashtëzakonisht i bukur dhe i fuqishëm”, ka thënë ajo në emisionin "The Jennifer Hudson Show", ka raportuar FemaleFirst.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVideo e emisionit:
Debutimi i Cooglerit më 2013, me protagonist Michael B. Jordan, trajtoi vrasjen reale të Oscar Grant nga një oficer i policisë së transportit në Oakland — një histori që Zendaya e kujton shumë qartë.
“Ai ka shumë rëndësi për botën, por edhe për ne. Gjithmonë bëj shaka dhe them: ‘E di që nuk të njoh, por ndiej sikur je kushëriri im’. Ai më kujton familjen time. Theksi i tij është shumë i fortë, shumë ‘Oakland’, dhe ai krijon vepra të bukura”, ka thënë ylli.
Ndërkohë, ani pse është e entuziazmuar për projekte të reja, Zendaya po përgatitet për një periudhë shumë intensive në karrierë.
Ajo pritet të shfaqet në disa filma të mëdhenj, përfshirë “Spider-Man: Brand New Day”, “Dune: Part Three” dhe “The Odyssey”, si dhe projekte të tjera gjatë vitit 2026.
Në një intervistë për Fandango, ajo ka thënë me humor se po shpreson që njerëzit të mos i lodhë.
“Shpresoj që njerëzit të mos lodhen nga unë. E vlerësoj shumë këdo që më mbështet në karrierë… por po ju them diçka, do të zhdukem për pak kohë. Do më duhet të fshihem pak”, ka thënë Zendaya.