Aktorja e njohur, Zendaya, ka thënë se ajo dhe partneri i saj, Tom Holland, nuk e kanë ndërmend të konfirmojnë apo mohojnë zërat për martesë, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme.
Thashethemet nisën pasi stilisti i njohur Law Roach ka deklaruar muajin e kaluar se çifti ishte martuar në fshehtësi. Megjithatë, dy yjet e filmit “Spider-Man” nuk kanë dhënë asnjë përgjigje të drejtpërdrejtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për podcastin “Modern Love” të The New York Times, Zendaya ka shpjeguar se disa pjesë të jetës së saj personale dëshiron t’i mbajë larg publikut.
“Ndjej që publiku ka krijuar një lloj afërsie emocionale me jetën time personale. E di që jam figurë publike dhe ai gjithashtu, dhe jemi rritur para syve të publikut, madje kemi luajtur në filma ku dashurohemi. E kuptoj këtë dhe nuk dua ta mohoj me fjalët si ‘qëndroni larg jetës sime’”, ka thënë ajo.
Artistja ka shtuar se, pavarësisht famës, mbetet person shumë privat.
“Në shumë mënyra jam shumë private dhe përpiqem të kem disa gjëra vetëm për veten dhe për të”, ka thënë ajo.
Ylli i projektit filmik “Euphoria” ka theksuar se nuk po përpiqen të fshihen nga publiku, por thjesht të ruajnë marrëdhënien e tyre.
“Nuk po përpiqemi të fshihemi nga bota, por të ruajmë disa gjëra për veten tonë, që të mbajmë atë lumturi brenda rrethit tonë, me familjen dhe njerëzit e afërt”, ka thënë ajo.
Ajo ka pranuar gjithashtu se vendos kufij për atë që zgjedh të ndajë.
“I dëgjoj këto gjëra, por kam edhe kufijtë e mi për atë që dua të flas dhe çfarë jam e gatshme të ndaj”, ka thënë ajo.
Së fundmi, Zendaya iu shmang sërish pyetjeve për martesë në një intervistë.
“Nuk e di, kjo është puna e sekreteve, apo jo?”, ka thënë ajo me humor.
Ndërkohë, sipas raportimeve, çifti është fejuar në fund të vitit 2024, pas disa vjetësh lidhjeje. Ishte pikërisht Law Roach ai që ndezi debatet, duke deklaruar për Access Hollywood se “dasma ka ndodhur tashmë. Ju e keni humbur”.
Nga ana tjetër, Holland ka theksuar më herët se lidhja e tyre është diçka që duan ta mbrojnë.
“Marrëdhënia jonë është diçka që e mbrojmë shumë dhe duam ta mbajmë sa më të shenjtë. Nuk i detyrohemi askujt shpjegime, është gjëja jonë dhe nuk ka lidhje me karrierat tona”, ka thënë ai.