Showbiz

Ylli i Bollywoodit, Shah Rukh Khan, bëhet miliarder

Shah Rukh Khan

Shah Rukh Khan

Foto: Associated Press

Ylli i i njohur i filmave indian, Shah Rukh Khan, është bërë miliarder. Ai është njëri nga aktorët më të pasur në botë, sipas listës së re të publikuar nga Hurun India Rich List 2025, ka raportuat BBC.

Pasuria e 59 vjeçit është vlerësuar të jetë 1.4 miliardë dollarë amerikan.

Kjo e qon atë në ligën e më të famshmëve në botë si aktori Arnold Schwarzenegger, ylli i popit Rihanna, ylli i njohur Tiger Woods e këngëtarja Taylor Swift, pasuria e të cilëve, sipas revistës Forbes, arrin 1.6 miliardë dollarë.

Të tjerë yje të Bollywoodit në listën e më të pasurve janë: aktorja, Juhi Chawla, aktorët Hrithik Roshan dhe Amitabh Bachchan si dhe regjisori i filmave indianë Karan Johar.

Shpesh është quajtur “mbreti i romancës”, pasi Khan ka kaluar më shumë se tri dekada në industrinë indiane të filmit dhe përveç talentit që ka si aktor ai drejton një shtëpi të madhe të produksionit të filmave si dhe zotëron një ekip kriketi.

“Statusi prej miliarderi i Khanit vjen nga kompania e produksion të filmave ‘Red Chillies Entertainment’ dhe ekipi i kriketit ‘Knight Rider Sports’”, ka thënë për BBC-në themeluesi dhe drejtuesi i Hurun India, Anas Rahman Junaid.

Të tjera burime të të ardhurave të tij, përfshijnë fitimet nga filmat, reklamat si dhe investimet në prona të paluajtshme në mbarë botën.

Sipas Junaid, hyrja e Khanit në listën e miliarderëve është reflektim i ndryshimeve në rritjen ekonomike që po ndodh në Indi.

Ai tutje ka thënë se kjo është diçka e ngjashme me evoluimin ekonomik që ka ndodhur në SHBA, ku të pasurit nuk janë më vetëm ata që janë pjesë e industrisë së prodhimit të mallrave e bankierët, por janë edhe pronarët e ekipeve sportive, mogulët e mediave, udhëheqës të famshëm të brendeve, duke nisur nga personalitete si këngëtari Michael Jackson e sportisti LeBron James e deri te personalitete televizive, si gazetarja Oprah Winfrey e artistja Beyonce.

Por, sipas Forbes, ndërkohë që shumë të famshëm janë jashtëzakonisht të pasur, është e rrallë që pasuria e tyre të arrij të jetë 10 shifrorëshe, pasi në mbarë botën nuk ka shumë njerëz që kanë arritur te kjo shifër.