Një prej artistëve më të njohur aktualisht në skenën muzikore shqiptare, Yll Limani, do të mbajë koncert në fundvit në Prishtinë. E janë dashur vetëm 24 orë që të shiten të gjitha biletat.
Siç thuhet në komunikatën nga menaxhmenti, për Yll Limanin ky koncert është realizim i ëndrrës së kamotshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një natë që e kam pritur me padurim. Muzika ime ka kuptim vetëm kur ndërlidhet me emocionet e njerëzve që e ndajnë këtë dashuri me mua”, ka thënë ai, sipas komunikatës për media.
Sipas organizatorëve, e gjithë performanca do të jetë 100 për qind live e shoqëruar me bend të plotë.
E të premten, është njoftuar se për koncertin e planifikuar për 27 dhjetor në sallën AMC janë shitur 3 mijë bileta për 24 orë.