Homazhe të shumta u bënë për aktorin legjendar, Robert Duvall, i cili vdiq në moshën 95-vjeçare në shtëpinë e tij në Virxhinia.
Lajmi u konfirmua nga publicisti i tij dhe nga bashkëshortja, Luciana Duvall, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFituesi i çmimit “Oscar”, i njohur për rolet në filmat “Apocalypse Now”, “The Godfather”, “Tender Mercies” dhe serialin “Lonesome Dove”, ka lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në kinematografi.
Regjisori Francis Ford Coppola, me të cilin bashkëpunoi në disa projekte përmes kompanisë American Zoetrope, përmes një shkrimi, në rrjetin social Instagram, ka kujtuar Duvallin.
“Çfarë goditjeje të mësosh për humbjen e Robert Duvall. Një aktor kaq i madh dhe pjesë thelbësore e American Zoetrope që nga fillimi”, ka shkruar Cappola në Instagram.
Kolegu i tij nga filmi i mirënjohur “The Godfather”, aktori Al Pacino, ka thënë se ndihet i nderuar që ka punuar me të.
“Ishte nder të punoja me Robert Duvall. Ai ishte një aktor i lindur. Lidhja e tij me artin, kuptimi dhe dhuntia e jashtëzakonshme do të kujtohen gjithmonë. Do të më mungojë”, ka thënë Pacino në një deklaratë për Associated Press.
Aktorja, Viola Davis, që luajti me të në “Widows”, ka shkruar se ka qenë përherë e mahnitur nga mënyra se si ka punuar Duvall.
“Kam qenë gjithmonë e mahnitur nga portretizimet e tua të fuqishme të burrave që ishin të qetë, por dominues në humanizmin e tyre. Ishe një gjigant… një ikonë… Madhështia nuk vdes kurrë”, ka shkruar ajo në Instagram.
Aktori legjendar, Robert De Niro shkurt ka thënë se shpreson të jetojë po aq sa miku i tij.
“Zoti e bekoftë Bobbyn. Shpresoj të jetoj deri në 95 vjeç. U prehtë në paqe”, ka thënë De Niro në një deklaratë për Associated Press.
Komediani i mirënjohur, Adam Sandler e përshkroi si person që të bën të qeshësh si askush.
“Person që të bën të qeshësh si askush, i fortë si askush. Një nga aktorët më të mëdhenj që kemi pasur ndonjëherë. E donim shumë”, ka shkruar Sandler në rrjetin social X.
Artisti Michael Keaton ka kujtuar një moment personal.
“Ndamë një pasdite të mrekullueshme në verandën time duke folur për kuajt. Ai ishte vetë madhështia si aktor”, ka shkruar Keaton në Instagram.
Robert Patrick ka treguar se Duvall ishte më krenar për një letër që i kishte dërguar aktori i mirënjohur, Marlon Brando pas bashkëpunimit në filmin “The Godfather” sesa për çmimin “Oscar”.
Aktorja Jamie Lee Curtis e ka quajtur “‘Këshilltari’ më i madh që ka parë ndonjëherë ekrani”.
Përfaqësuesit e Sindikatës së aktorëve SAG-AFTRA kanë deklaruar në X se po e nderojnë trashëgiminë e Duvallit.
“Nderojmë trashëgiminë e Robert Duvall, një legjendë e vërtetë e aktrimit, puna e të cilit formësoi breza të tërë”, thuhet në deklaratë.
Edhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, e ka kujtuar Duvallin si një zotëri të vërtetë.
“Një zotëri i vërtetë dhe një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai nuk ‘luante’ një rol, ai ishte vetë roli”, ka shkruar Huckabee në X.