Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Will Smith i lumtur pasi Michael B. Jordan e përmendi gjatë fjalimit kur pranoi “Oscarin”

Will Smith dhe Michael B.Jordan

Will Smith dhe Michael B.Jordan

Aktori Will Smith është shprehur shumë i lumtur pasi u përmend nga kolegu i tij, Michael B. Jordan gjatë fjalimit të tij kur mori çmimin “Oscar” nga Akademia e Filmit.

Michael B. Jordan, i cili fitoi çmimin për Aktorin më të mirë për rolin në filmin “Sinners”, përmendi disa nga figurat që e kanë frymëzuar në karrierë, përfshirë edhe Will Smithin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qëndroj këtu falë njerëzve që erdhën para meje: Sidney Poitier, Denzel Washington, Halle Berry, Jamie Foxx, Forest Whitaker, Will Smith...”, ka thënë Jordan gjatë fjalimit.

Sipas një burimi për People, kjo ka pasur shumë rëndësi për Smithin.

“Will u ndje shumë i lumtur që emri i tij u përmend gjatë fjalimit të Michaelit në ‘Oscars’. Të përmendesh nga një aktor kaq i talentuar, që sapo ka fituar një ‘Oscar’, ishte diçka shumë e veçantë për të”, ka thënë burimi.

I njëjti burim ka shtuar se kjo e bëri aktorin të ndihej mirë, sidomos sepse u përfshi në një listë me disa nga emrat më të mëdhenj të kinemasë.

Ndërkohë, raportet tregojnë se marrëdhënia mes dy aktorëve është shumë e mirë.

Ata po punojnë së bashku për filmin “I Am Legend 2” dhe kanë respekt të ndërsjellë për talentin e njëri-tjetrit.

“Will dhe Michael kanë respekt të madh për talentin e njëri-tjetrit”, ka thënë një burim tjetër.

Kjo ka ndodhur disa vite pas incidentit të bujshëm në ceremoninë “Oscars” në vitin 2022, ku Will Smith goditi me shuplakë në skenë komedianin Chris Rock, pasi ai bëri një shaka për bashkëshorten e Smithit, Jada Pinkett Smith.

Pas ngjarjes, Smith dha dorëheqje nga Akademia e Filmit dhe kërkoi falje publike, duke e pranuar se sjellja e tij ishte e papranueshme:

“Veprimet e mia në ceremoninë e 94-të të “Oscars” ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pajustifikueshme. Lista e njerëzve që kam lënduar është e gjatë, përfshin Chrisin, familjen e tij, miqtë dhe të afërmit e mi, të gjithë të pranishmit dhe publikun në mbarë botën. Kam tradhtuar besimin e Akademisë”, pati thënë ai.

Në fund, aktori ka theksuar se dëshiron që vëmendja të rikthehet tek ata që e meritojnë.

“Dua që fokusi të kthehet tek ata që meritojnë vlerësim për arritjet e tyre dhe që Akademia të vazhdojë punën e saj të jashtëzakonshme në mbështetje të artit dhe kreativitetit në film”, pati thënë ai.