Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Victoria Beckham thotë së ajo dhe David janë përpjekur shumë të jenë prindërit më të mirë

David Beckham, Victoria Beckham, Brooklun Peltz Beckham dhe Nicola Peltz Beckham

David Beckham, Victoria Beckham, Brooklun Peltz Beckham dhe Nicola Peltz Beckham

Foto: Associated Press

Disenjatorja dhe ish-anëtarja e grupit “Spice Girls”, Victoria Beckham, ka reaguar për herë të parë publikisht pas përplasjes me djalin e saj të madh, duke thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-futbollisti, David Beckham, “kanë provuar gjithmonë të jenë prindërit më të mirë që mund të jenë”.

Ajo ka reaguar pasi djali i tyre i madh, Brooklyn Peltz Beckham, ka folur publikisht për tensionet në familje përmes një deklarate të gjatë në Instagram në muajin janar, ku akuzoi prindërit se po përpiqeshin të “shkatërronin” lidhjen e tij me bashkëshorten, modelen e aktoren, Nicola Peltz, ka raportuar BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë mendoj se gjithmonë ne i duam shumë fëmijët tanë. Ajo që kemi bërë gjithmonë është të përpiqemi të jemi prindërit më të mirë që mundemi. Dhe, siç e dini, kemi qenë në vëmendjen publike për më shumë se 30 vjet, dhe gjithçka që kemi bërë ka qenë për të mbrojtur dhe për të dashur fëmijët tanë”, ka thënë Victoria në një intervistë për The Wall Street Journal.

Kjo është hera e parë që ajo flet drejtpërdrejt për konfliktin, edhe pse muajin e kaluar i uroi publikisht ditëlindjen Brooklynit në rrjete sociale.

Në deklaratën e tij prej gjashtë faqesh, Brooklyn pati thënë se marrëdhëniet me prindërit janë përkeqësuar, duke shtuar se ishte detyruar të reagonte pasi ata “vazhdonin të flisnin me mediat”.

Ai bëri disa akuza, duke pretenduar se nëna e tij “e anuloi në momentin e fundit realizimin e fustanit të dasmës së Nicolas” dhe se gjatë ceremonisë “vallëzoi në mënyrë shumë të papërshtatshme me mua para të gjithëve”.

Brooklyn gjithashtu ka kritikuar vlerat e familjes së tij, duke thënë se ato “vendosin promovimin publik dhe reklamat mbi gjithçka tjetër”.

“Dashuria ‘familjare’ përcaktohet nga sa shumë poston në rrjete sociale, ose sa shpejt lë gjithçka për të ardhur dhe për të pozuar për një foto familjare”, ka thënë ai.

Ngjarjet e përshkruara nga Brooklyn janë kundërshtuar nga disa të ftuar në dasmë.

DJ Fat Tony ka mbështetur pretendimin e tij për një “vallëzim të sikletshëm”, ndërsa këngëtari Marc Anthony është shprehur se mënyra si janë paraqitur ngjarjet është “larg së vërtetës”.

Ndërkohë, David nuk ka komentuar drejtpërdrejt për konfliktin. Megjithatë, në një panel në World Economic Forum, pak kohë pas deklaratës së djalit, ai ka folur në mënyrë të përgjithshme për rrjetet sociale, duke thënë se fëmijët “kanë të drejtë të bëjnë gabime”.