Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Victoria Beckham nuk e dëgjon “zhurmën” që bëjnë mediat

David dhe Victoria Beckham

David dhe Victoria Beckham

Foto: Associated Press

Disenjatorja, Victoria Beckham, ka thënë se ka mësuar të “mos i dëgjojë zhurmat” që vijnë nga mediat, ndërsa vëmendja publike ndaj jetës së saj familjare vazhdon të rritet.

Mes raportimeve për një përçarje me djalin e saj të madh, Brooklyn Beckham, Victoria, 51 vjeçe, ka folur për këtë gjatë një paraqitjeje në samitin “Time100” në New York City, ka shkruar FemaleFirst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E njohur fillimisht si pjesë e grupit muzikor “Spice Girls” në vitet ’90 dhe më pas si disenjatore mode me një brend global, Victoria u pyet se si e përballon vëmendjen e vazhdueshme mediatike.

Ajo ka folur në kohën kur po vazhdojnë tensionet në familjen Beckham, pas deklaratave publike të Brooklynit për raportin e tij me prindërit, ish-futbollistin, David Beckham dhe Victorian, si dhe për martesën e tij me Nicola Peltz Beckham.

“Kjo po më ndodh që kur isha 20 vjeç, pra ka shumë kohë. Kam një bashkëshort të jashtëzakonshëm që më mbështet shumë. Ne jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Dhe kam mësuar prej kohësh të mos i dëgjoj ‘zhurmat’, të mos përqendrohem te to. Gjithmonë do të ketë dikush që ka diçka për të thënë. Unë fokusohem dhe thjesht nuk i kushtoj vëmendje, nëse kjo ka kuptim. Dikush tjetër merret me to. Unë nuk dua as t’i di. Kështu e përballoj, besoj”, ka thënë Victoria.

Përmes një postimi në Instagram, Boorklyn pati thënë se ka heshtur për vite ndërkohë që ka bërë përpjekje të shumta për të mos i bërë publike çështjet familjare.

“Kam heshtur për vite me radhë dhe kam bërë çdo përpjekje për t’i mbajtur këto çështje private. Fatkeqësisht, prindërit e mi dhe ekipi i tyre kanë vazhduar të flasin me mediat, duke mos më lënë zgjidhje tjetër veçse të flas vetë dhe të tregoj të vërtetën për disa nga gënjeshtrat që janë publikuar”, pati shkruar ai.

Ai ka shtuar se nuk do të pajtohet me familjen, nuk kontrollohet nga askush dhe se për herë të parë në jetën e tij po e mbron veten.

Familja Beckham ka qenë për dekada në qendër të vëmendjes, si në botën e sportit ashtu edhe të showbizit, me Davidin, ish-kapiten i Anglisë dhe Victorian si figurë ikonike e pop-it dhe modës.

Në një intervistë për “The Wall Street Journal”, Victoria shmangu komentet direkte për konfliktin, duke theksuar rolin e saj si prind.

“Ne gjithmonë kemi provuar të jemi prindërit më të mirë që mundemi. Dhe e dini, kemi qenë në vëmendjen publike për më shumë se 30 vjet, dhe gjithçka që kemi bërë ka qenë të mbrojmë dhe t’i duam fëmijët tanë. Kjo është gjithçka që dua të them për këtë”, ka thënë ajo.