Showbiz

Vdiq legjenda e ABBA-s, Michael B Tretow

Michael B Tretow

Michael B Tretow, që ishte producent dhe inxhinier i zërit për grupit legjendar të “Eurovisionit”, ABBA, ka vdekur në moshën 80-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Tretow ishte figurë e famshme në muzikën suedeze, jo vetëm si inxhinier i zërit për grupin e famshëm, por edhe si talent në vete.

Anëtarët e grupit ikonik evropian kanë kujtuar Tretowin.

“Ke pasur vlerë të madhe për ne të katër në ABBA, më shumë se kushdo tjetër. Shpresoj dhe besoj se e ke ndjerë këtë ndër vite kur punonim (dhe qeshnim vazhdimisht) në studio. Muzika jonë jeton, siç duket, dhe ti je ai që e ka bërë të pavdekshme. Ishe një inspirues fantastik. Po ashtu edhe inxhinieri më i mirë i zërit që bota ka parë ndonjëherë. Më mungon”, ka thënë Benny Andersson.

Tretow ishte më meritori për disa hite të famshme të grupit si “Ring-Ring”, “Waterloo” dhe “Super Trouper”. Dallimin ai e bënte me miksimet e baterisë.