Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq aktorja e famshme Maggie Smith

Maggie Smith

Foto: Associated Press

Aktorja Dame Maggie Smith, e njohur për filmat “Harry Potter” dhe “Doënton Abbey”, ka vdekur në moshën 89-vjeçare, ka thënë familja e saj.

"Ajo ndërroi jetë paqësisht në spital herët në mëngjesin e sotëm, e premte 27 shtator. Një person privat, ajo ishte me miqtë dhe familjen deri në fund. Ka lënë dy djem e pesë nipa e mbesa që janë shkatërruar nga humbja e nënës dhe gjyshes së tyre të jashtëzakonshme”, thuhet në deklaratën e djemve Toby Stephens dhe Chris Larkin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Djemtë e aktores kanë kërkuar mirëkuptim për privatësi, ndërsa kanë falënderuar të gjithë për mbështetjen.