Aktori i njohur amerikan, Michael Madsen – i famshëm për rolet në “Kill Bill”, “Reservoir Dogs” dhe “Donnie Brasco” – ka vdekur në moshën 67-vjeçare.
Madsen u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Malibu në orët e hershme të së enjtes dhe u shpall i vdekur në vendngjarje, ka konfirmuar TMZ.
Shkaku ende nuk është përcaktuar, por autoritetet po e trajtojnë rastin si vdekje nga shkaqe natyrore.
“Gjatë dy vjetëve të fundit, Michael Madsen ka punuar intensivisht në projekte të pavarura filmike, përfshirë filmat e ardhshëm ‘Resurrection Road’, ‘Concessions’ dhe ‘Cookbook for Southern Housewives’, dhe ishte shumë i entuziazmuar për këtë kapitull të ri në jetën e tij”, kanë thënë përfaqësuesit e aktorit.
Përveç roleve në “Kill Bill”, “Reservoir Dogs” dhe “Donnie Brasco”, ai ka luajtur edhe në filma të tjerë të njohur si “Thelma & Louise”, “Mr. Blonde”, “The Hateful Eight” dhe “Once Upon a Time in Hollywood