Këngëtari Tom Jones ka treguar se mbeti i tronditur kur mësoi se babai i tij vazhdonte të punonte në minierat e qymyrit në Uells, edhe pasi ai ishte bërë i famshëm në vitet ’60.
Këngëtari 85-vjeçar ka thënë se u ndje i pikëlluar kur zbuloi se babai i tij, Thomas Woodward, ende punonte në minierat e Rhondda Valley, edhe pas suksesit të tij të parë me këngën “It’s Not Unusual” në vitin 1965.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kisha një makinë të re Jaguar, shtëpi të re, dhe u ktheva në Uells sepse shkoja sa herë që mundja. Një të diel mbrëma, dola me babain tim dhe kur u kthyem, nëna po përgatiste sanduiçë. E pyeta: ‘Ku po shkon?’ Ai tha: ‘Në punë, kam turnin e natës.’ I thashë: ‘Nuk mund të shkosh në punë.’ Dhe ai më tha: ‘Jam minator, kjo është puna ime.’ I thashë: ‘Por unë po fitoj shumë para tani.’ Ai tha: ‘Po, por sa do të zgjasë?’”, ka thënë ai në dokumentarin e BBC-së “In My Own Words”.

Artisti, i lindur në qytetin Pontypridd, ka thënë se e kujton me dashuri fëmijërinë në Uellsin jugor.
“E kam dashur jetën time në Uellsin e jugut. Më pëlqente të shkoja në klubet lokale me babain, xhaxhallarët dhe kushërinjtë e mi në Treforest. S’prisja dot të bëhesha si ata”, ka thënë ai.
Jones ka shtuar se atje ishte një komunitet i mrekullueshëm, me njerëz të thjeshtë e punëtorë, minatorë qymyri.
“Ishte përvojë e mahnitshme dhe s’do ta ndryshoja për asgjë në botë. Kishte aq shumë dashuri”, ka thënë ai.
Megjithatë, artisti ka pranuar se kurrë nuk kishte menduar të ndiqte rrugën e babait në minierë.
“Asnjëherë nuk më ka tërhequr ajo punë, sepse gjithmonë kam dashur të bëhem këngëtar i muzikës pop”, ka thënë Jones.
Ylli ka folur gjithashtu për vendimin që mori në vitin 2009 për të mos i lyej më flokët, pasi ishte ndjerë i turpëruar nga pamja e tij në emisionin “Later... with Jools Holland”.
“Mendova, ‘O Zot, flokët e mi duken të lyer.’ Dhe dukej sikur ishin bërë me ondulim! Njerëzit thoshin: ‘Tom Jones me flokë të lyer e të kuruar në kaçurrela’”, ka kujtuar këngëtari i hititi “Delilah”
Por, kur vendosi t’i linte flokët të thinjur, u befasua nga reagimet.
“Askush nuk u ankua. Të gjithë më thanë: ‘Flokët e tu duken për mrekulli, Tom.’ Dhe unë u përgjigja: ‘Faleminderit shumë’”, ka treguar ai.