Showbiz

Beqarët Tom Brady dhe Sofia Vergara, po argëtohen, por nuk janë në lidhje

Sofia Vergara dhe Tom Brady

Sofia Vergara dhe Tom Brady

Foto: Associated Press

Sportisti, Tom Brady, dhe aktorja kolumbiane, Sofia Vergara, po kalojnë një verë plot argëtim së bashku në Evropë, por burime të afërta me ta kanë konfirmuar për TMZ se ata “nuk janë çift” dhe se “nuk ka romancë mes tyre”.

Të dy janë beqarë dhe po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë një udhëtimi me një grup personazhesh publike.

Rreth një javë më parë, Brady dhe Vergara u panë duke u argëtuar në një superjaht, së bashku me të famshëm të tjerë si Martha Stewart, Kendall Jenner, Naomi Campbell, Kate Hudson, Patrick Schwarzenegger, Anitta, Tessa Thompson dhe Irina Shayk, një nga ish-të dashurat e Bradyt. 
Ekskursioni luksoz dyditor nisi nga Roma, Itali.

Sipas TMZ, gjatë një darke në jaht, Brady ka ndërruar vendin për t’u ulur pranë Vergaras, ndërsa vetë ajo ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi ku shihet ulur pranë tij, në një moment kur këngëtari J Balvin i afrohet dhe i jep një puthje në ballë.

 

Pavarësisht thashethemeve që e quajnë këtë lidhje një “romancë vere”, burimet këmbëngulin se është thjesht një “flirt i përkohshëm” dhe se është “qesharake të quhet romancë”.

Brady nuk ka qenë në një lidhje të qëndrueshme dhe publike që nga divorci me supermodelen Gisele Bündchen, e cila ndërkohë është lidhur me trajnerin e saj të arteve marciale, Joaquim Valente.

Brady është parë shpesh nëpër festa në Evropë këtë verë, përfshirë edhe dasmën luksoze të Jeff Bezos në Venecia, ku, sipas TMZ, “ishte një nga ata që e shijuan festën më së shumti”, por atmosfera “ishte më shumë si një festë beqarie e burrave”.

Vergara, ndërkohë, është ndalur në Ibiza, ku Brady është parë sërish në një jaht, këtë herë me vajzën e tij 12-vjeçare.