Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Charlize Theron, ka kritikuar kolegun e saj, aktorin, Timothee Chalamet, për komentet që ai ka bërë për operën e baletin.
Aktori i filmit “Marty Supreme”, më herët gjatë këtij viti, në një ngjarje televizive ka thënë se “askujt nuk i intereson më për këto forma të artit” duke ju referuar baletit e operës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto komente nuk i kanë lënë përshtypje aspak të mirë Theronit, e cila e ka paralajmëruar Chalametin se është i zëvendësueshëm nga Inteligjenca Artificiale (AI), teknologji kjo, që sipas saj, nuk do të mundet asnjëherë të ketë ndikim në vallëzim e këndim live, po aq sa do të mund të ketë në industrinë e filmit.
“Vallëzimi është ndoshta një nga gjërat më të vështira që kam bërë ndonjëherë. Balerinat apo valltaret janë superheroina. Ato e vënë trupin e tyre në sfida të jashtëzakonshme ndërkohë që nuk bëjnë zë”, ka thënë Theron në podcastin “The Interview” të The New York Times.
Ndërkohë, duke bërë shaka ajo ka shtuar: “Më vjen keq Timothee Chalamet”.
“Shpresoj shumë që ta takojë një ditë. Mendoj se komentet e tij ishin shumë të paturpshme kundrejt këtyre formave të artit, dy formave të artit, të cilat gjithnjë e më shumë duhet t’i ngrijmë lartë, sepse këta artistë kalojën nëpër vështirësi të shumta”, ka thënë Theron.
Ajo ka shtuar gjithashtu se në 10 vjetët e ardhshme AI-ja do të mund të bëjë punën që bën Chalamet.
“Afërsisht edhe 10 vjet mendoj se AI-ja do të mund ta bëj punën që bën Thimothee, por nuk do të mund të zëvendësojë një person në skenë duke vallëzuar live. Kështu që nuk do të duhej të bënim këso lloj komentesh për këto forma arti”, ka thënë aktorja e filmit “Monster”.
Ajo ka cekur se vallëzimi apo baleti mund të jenë shumë të vështira për t’u interpretuar në skenë duke admiruar e vlerësuar lartë disiplinën që duhet ta kenë balerinët e balerinat.
“Mendoj se vallëzimi është një nga gjërat që kam bërë, për të cilën më është kërkuar disiplinë shumë e madhe. Vallëzimi më ka mësuar se ç ‘është disiplina. Më ka mësuar se ç ‘është struktura. Më ka mësuar se ç ‘është puna e vështirë. Më ka mësuar se ç ‘është fortësia. Është pak a shumë ‘abuzive’”, ka thënë aktorja.
Theron ka treguar se ndërkohë që po mësonte vallëzimin i kanë ndodhur edhe probleme të shumta shëndetësore, duke shtuar se ka marrë infeksione nga çarjet në këmbë që i janë shkaktuat ndërkohë që po mësonte të kërcente.
“Për vallëzim detyrohesh të ushtrosh çdo ditë, pavarësisht që këpucët të mbushen me gjak, duke mos hequr dorë për asnjë moment, pasi s’ka tjetër opsion, vetëm duhet të vazhdosh”, ka thënë ylli.
Chalamet është përballur më kritika të ashpra pas ngjarjes në Universitetin e Teksasit, ku ishte i pranishëm edhe kolegu i tij Matthew McConaughey.
“I admiroj njerëzit që thonë se duhet ta mbajmë gjallë kinemanë... Nëse njerëzit i duan filmat, po aq sa filmat ‘Barbie’ e ‘Oppenheimer’, do të shkojnë t’i shikojnë. Nuk dua të punoj në operë e balet për të cilat thuhet se duhet të bëhen përpjekje për t’i mbajtur gjallë, përderisa askujt nuk i intereson më për to. Me gjithë respekti për balerinët e këngëtarët e operës”, pati thënë Chalamet.
Balerina Misty Copeland ishtë një nga kritikueset më së zëshme për komentet e aktorit, pasi ajo edhe e kishte promovuar filmin e tij, “Marty Supreme”.
“Së pari më duhet të them se është shumë interesant fakti që ai më ka ftuar të jem pjesë e fushatës promovuese të filmit me respekt ndaj artit që bëj. Por mendoj se është me rëndësi që ta pranojmë, që ndoshta edhe kjo formë arti, nuk është po aq e popullarizuar sa filmat. Por kjo nuk do të thotë se, kjo formë arti, nuk ka relevancë aq jetëgjatë në kulturë. Mendoj se bëhet gabim kur mendohet se nëse diçka është e popullarizuar është edhe kuptimplote e me ndikim. Ka një arsye pse opera e baleti janë vërdallë që më shumë se 400 vjet”, ka thënë Copeland në një ngjarje në Aveeno, në video që është shpërndarë në rrjetin social TikTok.
Balerina ka shtuar gjithashtu se ylli i filmit “Wonka” nuk do të ishte ku është sot pa relevancën e ndikimin e operës e baletit.
“Dua të them që nuk do të mund të ishte aktor e të kishte mundësi për aktrim si një yll filmi, po të mos ishin opera e baleti, e relevanca e tyre në atë lloj pune. Të gjitha këto punë e kanë hapësirën e vet dhe s’do të duhej të bënim krahasime”, ka thënë Copeland.