Showbiz

“The Fantastic Four: First Steps” lansohet gjatë kësaj vere

“The Fantastic Four: First Steps” lansohet gjatë kësaj vere

Familja e parë e “Marvelit” rikthehet në ekran të madh me filmin e ri “The Fantastic Four: First Steps”.

Katër kryepersonazhet janë: Pedro Pascal në rolin e shkencëtarit Reed Richards, ndryshe i njohur si Mr. Fantastic; Vanessa Kirby e cila vjen në rolin e Sue Storm apo heroina Invisible Woman; Joseph Quinn vjen në rolin e Johnny Storm apo i njohur nga publiku si Human Torch; dhe Ebon Moss-Bachrach e portretizon rolin e Ben Grimm, i njohur me nofkën “Thing”.

Pjesë e kastës së aktorëve janë edhe yjet, Ralph Ineson, Julia Garner, Paul Walter Hauser, Natasha Lyonne dhe John Malkovich.

“The Fantastic Four: First Steps” shënon prezantimin zyrtar në universin kinematik “Marvel” të ekipit me superheronj, pas blerjes së studios “20th Century Fox” dhe aseteve të saj nga kompania “Disney”, ku përfshihen edhe filmat “X-Men”.

Ngjarja e filmit zhvillohet në një Manhatan alternativ, retro-futurist të viteve ‘60, ku duket se ata janë heronjtë e vetëm përreth. Të paktën në atë kohë.

“The Fantastic Four: First Steps” lansohet për adhuruesit e superheronjëve të bazuar në libra komik, nga 25 korriku i këtij viti.