Pasi pauzoi për një periudhë kohore, rep-artisja Tayna është rikthyer me këngë te re, të titulluar “Si ai”.
Por, siç duket Tayna nuk është ndarë mirë me ish-menaxherin Rinor Hykolli, emri i të cilit shfaqet në videon e bllokuar në YouTube. Ndërkaq Hykolli ka thënë se nuk ia ka bllokuar ai këngën Taynas, por “firmat dhe kontratat që ka bërë për të mbërritur këtu” ku është sot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Kjo nuk e ka ndalur këngëtaren të gjejë metoda të tjera të lansimit të këngës për adhuruesit e saj.
Kënga u publikua në kanalin “Albanian Music” në Youtube.
“Si ai” nis me një dedikim poetik, përmes së cilit Tayna thotë se po e “rikthen pushtetin” që kishte.