Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, ka dhuruar 1 milionë dollarë amerikanë për Shoqatën Amerikane të Zemrës dhe “Feeding America”, për nder të babai të saj, Scott Swift, i cili iu nënshtrua një operimi të zemrës më herët gjatë këtij viti.
Paratë do të shërbejnë për hulumtimet e vazhdueshme shkencore, parandalimet më të forta si dhe përpjekjet për trajtim dhe do ta zgjerojnë qasjen në kujdesin, ka raportuar ABC News.
Nancy Brown, drejtoresha menaxhuese e Shoqatës Amerikane të Zemrës, përmes një deklaratë për revistës People ka thënë se zemërgjerësia e Swiftit ka krijuar ndryshimin e qëndrueshëm.
“Përvoja e familjes së saj me sëmundjet kardiovaskulare është shumë e zakonshme, prek pothuajse gjysmën e amerikanëve të rritur. Përkushtimi i saj për ta mbështetur babin do ta rrisë vetëdijen e shumë të tjerëve që ta marrin seriozisht shëndetin e vet, duke rritur përpjekjet për parandalimin dhe duke përmirësuar gjendjen e faktorëve të rrezikut që mund të kontrollohen, duke ndihmuar kështu më shumë njerëz që të jetojnë më gjatë e më të shëndetshëm”, ka thënë Brown.
Drejtoresha ka thënë se këngëtarja që moti është e lidhur me simbolin e zemrës që krijohet me duar.
“Në Shoqatën Amerikane të Zemrës, ka kohë që ne me krenari e përdorim këtë gjest për t’i nderuar të gjithë të prekurit, nënat tona, baballarët, motrat, bashkëshortët e shumë të tjerë”, ka thënë ajo.
Claire Babineaux-Fontenot, drejtoreshë menaxhuese e “Feeding America” gjithashtu e ka vlerësuar lartë për zemërgjerësinë Swiftin.
“Jemi jashtëzakonisht mirënjohës që Taylor Swift ka dhuruar 1 milion dollarë për ‘Feeding America’. Këtë sezon festash, mbështetja e vazhdueshme e saj po shërben të na rikujtojë së çfarë mundësish kemi kur bashkohemi për ti dhënë fund urisë. Kur bashkohemi me njerëzit që përballen me urinë, mund të sigurohemi që familjet ta kenë tavolinën të mbushur plot gjatë festave e përtej”, ka thënë ajo.