Dyshja SYTË, me bazë në Nju-Jork e përbërë nga këngëtarja Nita Kaja dhe producenti Drin Tashi, do të publikojë këngën e tyre të re, "Beat Goes On" më 26 qershor.
SYTË do të shfaqin premierën e këngës me një performancë live në “Good Day New York” programin e njohur të mëngjesit në Nju-Jork.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas një njoftimi për media kënga prek tema të ndryshme të rëndësishme si shëndeti mendor, motivimi dhe shpresa, duke eksploruar udhëtimin e rilidhjes me veten pas përballjes me zhgënjim, stagnim dhe mospërmbushje.
“Kënga paraqet ndjenjat e rënda, shpesh dëshpëruese që mund të sjellë jeta, dhe thekson rëndësinë e momenteve të bukura ku ndihemi të lirë, pastrojmë mendjet tona dhe rikthehemi tek qëllimet tona personale”, thuhet në njoftim.
“Beat Goes On” është lansimi i tyre i parë i vitit 2024.