Aktori legjendar Sylvester Stallone ka konfirmuar se do të jetë pjesë e filmit të ri që do të tregojë historinë e hershme të personazhit të famshëm John Rambo.
Ani pse aktori 79-vjeçar nuk do të shfaqet në ekran në këtë projekt, ai do të jetë i përfshirë si producent ekzekutiv, ka raportuar FemaleFirst.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRolin e Rambos së ri do ta luajë aktori Noah Centineo, ndërsa regjinë e filmit do ta bëjë Jalmari Helander.
Filmi do të jetë një histori paraprake (prequel) e filmit klasik “First Blood” të vitit 1982, ku për herë të parë u prezantua personazhi i Rambos.

“Siç e dini, Rambo ka qenë një pjesë shumë e madhe e jetës dhe karrierës sime, por historia nuk përfundon këtu. Ekziston edhe fillimi i saj, dhe pikërisht atë do ta shihni së shpejti”, ka thënë Stallone në një video të publikuar në Instagram.
Ai ka shtuar se do të jetë producent ekzekutiv i këtij projekti.
“Do të jem producent ekzekutiv i kësaj historie të origjinës. Jam shumë i emocionuar dhe aksioni po vjen drejt jush”, ka thënë ai.
Në përshkrimin e videos ai ka shkruar se Rambo ka qenë pjesë e jetës së tij për shumë kohë.
“Rambo ka qenë pjesë e jetës sime për shumë kohë. Është një personazh i ndërtuar mbi qëndrueshmërinë, mbijetesën dhe plagët e luftës. Ai ka pasur një rëndësi të madhe për mua dhe për publikun në mbarë botën për dekada. Tani po kthehemi në fillimin e historisë së tij”, ka thënë ai.
Studioja Lionsgate është shprehur shumë e kënaqur që Stallone është pjesë e projektit.
Kryetari i Lionsgate Motion Picture Group, Adam Fogelson, ka thënë për The Hollywood Reporter se Stallone e njeh personazhin e Rambos më mirë se kushdo.
“Sylvester Stallone e njeh personazhin e John Rambo më mirë se kushdo tjetër dhe Lionsgate ka pasur fatin të bashkëpunojë me të për më shumë se 20 vjet në këtë projekt legjendar. Pjesëmarrja e tij është elementi i fundit dhe shumë i rëndësishëm për filmin ‘John Rambo’, dhe ne jemi shumë të lumtur që ai është i përfshirë”, ka thënë ai.
Skenari i filmit është shkruar nga Rory Haines dhe Sohrab Noshirvani, ndërsa xhirimet kanë nisur tashmë në Bangkok të Thailandës.
Përveç Centineo në rolin kryesor, në film do të luajnë edhe Yao, Jason Tobin, Quincy Isaiah, Jefferson White dhe Tayme Thapthimthong.
Filmi do të tregojë periudhën kur Rambo shërbente në Vietnam me njësinë speciale Green Berets. Regjisori Jalmari Helander ka thënë se kjo histori do të jetë më e ashpër dhe më reale.
“Kur isha 11 vjeç, pashë për herë të parë ‘First Blood’ dhe ajo më ndryshoi jetën. Rambo nuk ishte vetëm një film për mua, ai më shoqëroi gjatë gjithë rritjes dhe ndikoi shumë në vendimin tim për t’u bërë regjisor”, ka thënë ai.