Showbiz

“Spice Girls” ribashkohen për 50-vjetorin e Emma Buntonit

Spice Girls

50-vjetori i Emma Bunton u shndërrua në ngjarje të veçantë, duke sjellë ribashkimin e pothuajse të gjitha anëtareve të grupit “Spice Girls”. 

Bunton, e njohur si “Baby Spice”, festoi ditëlindjen e saj më 21 janar, ndërsa disa ditë më vonë organizoi një festë private në rajonin piktoresk të Cotsëolds, në Angli.

Në festë morën pjesë Victoria Beckham (Posh Spice), Melanie “Mel C” Chisholm (Sporty Spice) dhe Geri Halliëell-Horner (Ginger Spice). E vetmja që mungoi ishte Melanie “Mel B” Broën (Scary Spice).

Momenti u bë publik përmes një fotografie të ndarë në Instagram nga Victoria Beckham, e cila shprehu dashurinë dhe urimet e saj për Bunton, duke shkruar se e do pafund shoqërinë e vajzave.

Postimi u komentua edhe nga bashkëshorti i saj, David Beckham, i cili e quajti këtë ribashkim moment emocionues, duke shtuar se mund ta imagjinonte gëzimin e fansave të “Spice Girls”.

Edhe pse nuk mori pjesë fizikisht, Mel B i dërgoi Buntonit mesazh të veçantë urimi përmes një videoje, e transmetuar në emisionin britanik Heart Breakfast, që Bunton drejton. 

“Mirë se erdhe në klubin e të pesëdhjetave! Do të doja të isha aty me ty në këtë ditë të madhe”, tha ajo.

Pjesëmarrja e Victoria Beckham në festën e ditëlindjes ndodhi në një kohë kur ajo dhe David Beckham janë përfshirë në tensione familjare me djalin e tyre të madh, Brooklyn Peltz Beckham, pas postimeve të këtij të fundit në rrjetet sociale lidhur me marrëdhënien e vështirë me prindërit.