Showbiz

Sonte mbahet “Grammy Awards”, Kendric Lamar kryesor me nëntë nominime

Grammy

Foto: Associated Press

Çmimet e 67-a vjetore "Grammy" konsiderohen ende "nata më e madhe e muzikës".

Ceremonia e këtij viti zhvillohet në Los Angeles të dielën, ku do të marrin pjesë emra të mëdhënj të muzikës, nga Harry Styles te Chaka Khan.

Kendrick Lamar kryeson nominimet me nëntë sosh, shumica e të cilave për albumin e tij të gjashtë, GNX.

Ai ishte fituesi kryesor edhe në ceremoninë e vitit të kaluar, duke fituar si çmimin për albumin ashtu edhe për këngën e vitit, për këngën e tij hit, Not Like Us.

Të nominuar të tjerë përfshijnë Lady Gagan, me shtatë nominime, së bashku me Bad Bunny, Sabrina Carpenter dhe Leon Thomas, të cilët kanë nga gjashtë secili.

Në total, ka 95 çmime, që do të shpërndahen gjatë një periudhe marramendëse tetë orëshe. 

Krahas kategorive kryesore si albumi i vitit, do të zbulohet edhe se kush kishte veprën më të mirë artistike të albumit dhe kush ka bërë albumin më të mirë "ambient, new age ose chant".

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes do të ketë edhe performanca të shumta, dhe në mesin e atyre që do të performojnë janë: Justin Bieber, Lady Gaga, Sabrina Carpenter, Bruno Mars, Lauryn Hill, Post Malone, Addison Rae etj.