Showbiz

Snoop Dogg krition paraqitjen e personazheve LGBTQ+ në filmat për fëmijë

Snoop Dogg dhe fotografi nga filmi “Lightyear”

Snoop Dogg dhe fotografi nga filmi “Lightyear”

Foto: Associated Press

Reperi i mirënjohur, Snoop Dogg, është bërë shumë i përfolur në rrjetet sociale pas komenteve të tij mbi filmin e vitit 2022, “Lightyear”, nga Disney-Pixar, ku ai pranon se ndihet “i frikësuar” të marrë nipërit e tij në kinema për shkak të temave rreth komunitetit LGBTQ+ të trajtuara në filma, ka raportuar Deadline.

Raperi në podcastin “It’s Giving”, ka rrëfyer se nuk e dinte çfarë të thoshte kur nipi i tij e pyeti për skenën e një çifti me të njëjtin gjini që e pa në filmin në fjalë.

Paqraqitja e plotë e Snoop Dogg në podcastin "It;s Giving":

“Çfarë sheh është çfarë sheh, dhe ata po e fusin kudo. Ai më pyeti, ‘Papa Snoop? Si mund të ketë një fëmijë me një grua tjetër? Ajo është grua!’”, ka treguar reperi për pyetjen që i ka bërë njeri prej nipave tij.

Snoop ka shtuar se nuk kishte shkuar në kinema për ta gjetur veten në sitauta të tilla.

“Thjesht doja të shikoja filmin”, ka thënë reperi.

Ai e ka përshkruar momentin si shumë të sikletshëm, duke thënë se po frikësohet të shkojë në kinema.

“Jam i frikësuar të shkoj në kinema. Po më fusin në mes të gjërave për të cilat nuk kam përgjigje… Më kapi komplet pa frymë. Janë fëmijë. Duhet t’u tregojmë këtë në këtë moshë? Ata do të pyesin. Unë nuk kam përgjigje”, ka thënë tutje ylli.

“Lightyear”, një version i ripërpunuar i filmit “Toy Story” ku aktori Chris Evans huazon zërin e personazhit kryesor, përmban personazhe LGBTQ+ dhe një skenë puthjeje të një çifti me të njëjtin gjini.

Për shkak të kësaj skene, filmi nuk u shfaq në kinema në disa vende të Lindjes së Mesme si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Bahreini, Egjipti, Kuvajti, Omani dhe Katari.