Simon Cowell ka thënë se Bob Dylan do të dështonte të kalonte ndonjë prej audicioneve të tij të shfaqjes së talenteve.
66-vjeçari ka rrëfyer se “nuk është fans” i artistit të “Blowin’ in the Wind” dhe dyshon se ai do ta kishte miratuar kalimin e tij në shfaqjen “American Idol” për shkak të zërit “jokonvencional”.
Duke folur në podkastin “Rolling Stone Music Now”, Simon Cowel tha për Dylanin: “Kur dëgjova versionin e Bob Dylan të këngës së Adelas, ‘Make You Feel My Love’, s’e dija që ai e shkroi këngën. Mendoj se nëse ai do të kishte hyrë dhe do të kishte kënduar atë version, nuk do të gënjej, do të kisha thënë: ‘Harroje’. Seriozisht. Sepse as nuk e dija që ai e shkroi këngën...Thjesht mendoj se s’do të kishte qenë një audicion i shkëlqyer”.
Nuk është hera e parë që Cowell e ka kritikuar Dylanin. Ai pretendoi në vitin 2007 se muzika e artistit e “mërziti deri në lot” dhe sugjeroi se të kesh interpretues si ai në emisionet e talenteve televizive do të ishte e tmerrshme për shifrat e shikueshmërisë.
“Do t’ju them, nëse do të kisha 10 Dylana në finalen e ‘American Idol’, nuk do të kishim 30 milionë shikues në javë. Nuk besoj se Bob Dylanët e kësaj bote do ta bënin ‘American Idol’ shfaqje më të mirë”, tha Simon.
Bob Dylan përshkruhet nga disa si këngëshkruesi më i mirë i të gjitha kohërave. Ai ka një karrierë 68-vjeçare.